Kryeministri Mustafa: Punimet në autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë do të nisin deri në gusht!

08.05.2017 19:03:04

Në një postim në facebook, kryeministri Mustafa është shprehur se Anamorava ka merituar një investim të tillë, dhe i cili do të lehtësojë qarkullimin e njerëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Miq të dashur,
Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht.
Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësoj zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit.” -thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.