Kryeministri Mustafa uroi nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

05.09.2016 16:02:53

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e përkrahjes për arsimin, në të gjitha nivelet. 

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet mbështetjen e gjithanshme të arsimit, pasi që investimi në dije është garanci e një të ardhme prosperuese dhe me mirëqenie të gjithanshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa, thuhet në një komunikatë për media.