Isa Mustafa: Sulmi ndaj gazetarit Parim Olluri është akt i shëmtuar dhe i ulët

17.08.2017 10:05:41

 

Kryeministri  në detyrë Isa Mustafa, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, duke shtuar se beson shumë në “efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtëssië akterët e dhunës”.“Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme. Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se Olluri është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 derisa ishte duke shkuar në apartamentin e tij në Prishtinë.

Bashkë me Ollurin ishte edhe bashkëshortja e tij,  që të dy kanë marr ndihmën e parë në QKUK-Emergjencë.

Olluri sulmin ndaj tij e ka lidhur me shkrimet e botuar në mediumin ku punon.

Sulmin e ka dënuar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.