Goditën kryeministrin, Berisha: Vezët vinin direkt nga Surreli për Ramën

20.12.2018 13:20:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas veprimit të deputetit të PD-së, i cili qëlloi me vezë kreun e qeverisë, Edi Rama. Bersha theksoi se veprimi ishte kartolinë për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet për Ramën, duke shtuar se vezët vinin direkt nga Surreli.

“Kartolina e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri që i dërgoi kryekumbarit dhe kreut të krimit të organizuar, Edvin Rama. E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli”, deklaroi Berisha.