Kryeminstri Mustafa optimist për suksesin e sportistëve tanë në Rio

06.08.2016 13:35:12
????????????????????????????????????

Kryeministri Mustafa, nëpërmjet një postimi në facebook, ka komentuar parakalimin e sportësitëve të Kosovës në lojrat olimpike që mbrëmë kanë filluar në Rio të Brazilit. Po ashtu, ai është shprehur se “Kosova është pjesëmarrëse me pretendime të mëdha në këto lojëra olompike ku po merr pjesë”. Duhet të kujtojmë se kryeminstri Mustafa ka pasur një angazhim personal dhe shtetëror për pranimin dhe afirmimin e sportit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Me rastin e shpalljes së Majlinda Kelmenditkampione bote, dhe fitores së madaljes së bronztë nga Nora Gjakova,  në kampionatin botëror në Rusi, kryeminstri Mustafa ka realizuar pritje zyrtare dhe me tepih të kuq.

rio kosova 1

Më poshtë do të mund ta lexoni të plotë psotimin e kryeminstrit Mustafa:

“Kosova me simbolet e saj shkëlqyen në parakalimin historik në hapje të Lojërave Olimpike në Rio.
Të prirë nga superkampionja e Botës, Majlinda Kelmendi, Kosova është pjesëmarrëse me pretendime të mëdha në këto lojëra të para olimpike ku po merr pjesë.
I urojmë suksese Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Musa Hajdarit, Vijona Kryeziut, Lum Zhavellit, Rita Zeqirit, Urata Ramës e Qëndrim Gurit.
Kosova është krenare me Ju!”