Vrasësi i policit në Kumanovë mund të dënohet me burgim të përjetshëm

10.08.2016 13:25:16

E. B (33) nga Kumanova, i cili para disa ditësh, e mbyti me thikë policin G. S (36) mund të dënohet me 10 vite burg e deri në burgim të përjetshëm.

Ditën kritike, E. B, i sëmurë nga shizofrenia, ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij, më pastaj ka kryer therrjen, për t’u burgosur nga policia dhe është dërguar në spital psikiatrik.

Pesë ditë para aktit, E. B është lëshuar nga spitali psikiatrik i Bardovcit. Banorët e lagjes thonë se E. B ka qenë i dhunshëm, në rastet kur nuk ka pranuar terapi.