Kryeminstri Mustafa: Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtarr i devotshëm kombëtar

23.07.2017 15:57:15

Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës.
Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog.
Institucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës.
Nder e lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!