Kryeparlamentari Konjufca viziton Shqipërinë, takime me Metën dhe Ramën

04.06.2021 15:51:34

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën, më 7 qershor, do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Sipas një njoftimi për media, gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeku​vendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.

Siç bëhet e ditur në njoftim, njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufcës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit.