Kryeprokurori i Antimafias: Shumë drogë nga Shqipëria vjen në Itali

01.12.2016 12:48:05

Kryeprokurori i Antimafias në Leçe, Cataldo Motta është shprehur se në Itali vjen shumë drogë shqiptare. Sipas tij, kjo gjë duhet të minimizohet pasi duhet të luftohet ky fenomen që në Shqipëri.

“Janë kapur sasi të mëdha kanabisi në brigjet italiane. Ky fenomen duhet që të luftohet më shumë. Bashkëpunimi është i nevojshëm për drogën”, është shprehur Motta në një konferencë për median të mbajtur në Prokurorinë e Përgjithshme, pas takimeve intensive të zhvilluara në Tiranë.

Gjatë konferencës së tij, Motta është shprehur se nuk do të flasë për çështje të veçanta që janë nën hetim, siç është çështja e avionit të rënë në Ishëm që drejtohej nga italiani Guido Guidi.