Kryeredaktori i Gazetës Express tregon faktet kundër Rexhep Selimit

19.08.2016 22:08:14

Kryeredaktori i Gazetës Express, Leonard Kërquku është deklaruar lidhur me padinë që deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka ngritur sot kundër kësaj redaksie.

Selimi sot në Pallatin e Drejtësisë ka dorëzuar padinë kundër Gazetës Express për dokumentarin “Shtabi i Milionerëve”, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë, Kërquku ka thënë se është pyetur nga një gazetare e KTV-së a ka fakte për t`i paraqitur, ndërsa ai ka thënë “PO, kemi fakte”.

Kërquku i ka paraqitur disa nga faktet që i posedon Gazeta Express. Ato mund t`i lexoni në statusin e plotë të tij./Indeksonline/

Shkrimi i plotë:

Per KTV’ne dhe Rexhep Selimin

Per hir te kolegialitetit, sot ju pergjigja pozitivisht fteses se gazetares se KTV’se per nje prononcim rreth padise se Rexhep Selimit ndaj meje dhe Gazetes Express, pavaresisht se ky medium tashme eshte shnderruar ne organ te Vetevendosjes.

Prononcimi im ishte cunguar qellimisht – sikur kronika te ishte redaktuar nga Dejona Mihajli e VV’se 😛

Ju qe e keni pa kroniken, duhet ta dini se se kur gazetarja me ka pyetur se a keni fakte ju per t’iu pergjigjur padise se z. Selimi, ju kam pergjigjur keshtu:

Po, kemi fakte.

Fakt eshte se Rexhep Selimi ka blere shtepi ne vlere prej 200 mije markash pak dite pasi ka zbritur nga mali.

Fakt eshte se tri kompanite e lidhura me te kane marre 22 tendere nga Ministria e Tranportit ne vlere prej 30 milione eurosh.

Fakt eshte se bashkeshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi, ka marre tendera nga Qeveria e Kosoves.

Fakt eshte se vellau i tij, Iljazi, e ka blere kompanine e farerave ne Kline per vetem 200 mije euro, nderkohe qe vetem depoja e saj kishte ne ate kohe fara qe kushtonin mbi 250 mije euro. Asnje investitor serioz nuk kishte guxuar te konkurrote.

Fakt eshte se vellau i tij, Islami, ka uzurpuar hapesire qindra metrash katrore afer Ngrohtores se Prishtines.

Fakt eshte se familjaret e tij kane privatizuar dhjetra hektare toke te kompanise Malishgan ne Kline.

Kaq kisha