Gjirafa.com po ofron “Street View” për Kosovën

19.08.2016 22:23:47

“Street View” është një nga programet më të fuqishme në botë, përmes të cilit bëhet regjistrimi i rrugëve, pjesëve dhe vendeve me karakter kulturor dhe historik.

gjirafa01

Këtë projekt në Kosovë këto ditë ka filluar ta implementojë edhe gjirafa.com.

Në rrugët e kryeqytetit janë parë disa vetura të kësaj kompanie, të cilat po shërbejnë për realizimin e këtij projekti shumë interesant.

gjirafa04

Lexuesit e Telegrafit, duke menduar se “Street View” është duke e realizuar nga një prej kompanive më të mëdha të informacionit në botë, Google, kanë dërguar fotografi dhe materiale duke paralajmëruar se gjiganti botëror ka mbërritur edhe në Kosovë për ta realizuar platformën e tyre.

gjirafa03

Por, ky projekti nuk është duke u realizuar nga Google, po nga gjirafa.com.

Ndryshe, në rrugë janë shpërndarë veturat e gjirafa.com, të cilat po implementojnë projektin e regjistrimit të rrugëve dhe pjesëve tjera turistike dhe historike të Kosovës, duke krijuar një pasqyrë më të qartë për shtetin më të ri në Evropë.