Kryeshefi i emergjencave s’ka ‘haber’ për zjarret në Kosovë

05.08.2017 16:49:47

Tash e sa ditë rajoni është duke u ballafaquar me zjarre të mëdha në pyje që po shkaktohen nga temperaturat e larta.

Edhe në vendin tonë gjendja është duke u përkeqësuar, tani më janë raportuar disa lokacione të zjarreve në male të cilat mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Zonat ku janë raportuar zjarret janë: në Mitrovicë, Vushtrri, Kamenicë, Drenas edhe malet e bakllavës, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fadil Kodra për të pyetur për informacionet që posedojnë mbi këto zona të zjarreve dhe se a ka ndërmarr kjo agjenci ndonjë vendim për t’u ballafaquar me këtë çështje, ai fatkeqësisht nuk ka qenë në dijeni.

“Jam nxan momentalisht, thirre qendrën të lajmërojnë”, tha ai dhe e mbylli lidhjen.

Po ashtu në faqen zyrtare (kliko KËTU) të kësaj agjencie deri sot në orën 16:00, nuk ka pasur asnjë informacion mbi zjarret apo veprimet e kësaj agjencie mbi këtë çështje që paraqet rrezik.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me zyrtarë të FSK, për të pyetur se a janë në gatishmëri nëse u kërkohet të intervenojnë në vendet e rrezikuara nga zjarri, mirëpo edhe ata nuk kanë dhënë përgjigje të menjëhershëm, por thanë se do të kthejnë pas një ore.