Vetura me targa të huaja godet motoçiklistin në lagjen Arbëria (Foto)

05.08.2017 17:28:41

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Një veturë “Mercedes” me targa të Gjermanisë ka goditur një motoçiklist vendës, shkruan Gazeta Observer.

Sipas dëshmitarëve, personi që ka vozitur motoçikletën është dërguar në QKUK për trajtim.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.