Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit të kufirit në mes dy vendeve, mund të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.
Telegrafi merr vesh se Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 18:00 për ta caktuar seancën ku pritet të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit.
Meqenëse seanca solemne është caktuar për të dielën, Demarkacioni i bie që të dalë në Kuvend të sonte ose nesër.
Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se ende nuk ka ftesë zyrtare për seancë, por deputetet e PDK-së janë të gatshëm të marrin pjesë kurdo që ajo thirret.






































