Eshtë shumë vështirë për të besuar se VV, dhe LDK ,mund të arrinë marrëveshje koalicioni?

03.12.2019 19:30:04

Nga: Adem Bytyçi

Edhe sikur të formohej ky koalicion jetë gjatësia e tij do të jetë shumë e shkurtër për ta qeverisur vendin!Arsyet janë të shumta , por kryesoria është ambicja extreme e të dyja  partive për të dominuar koalicionin.
Madje determinatja kryesore që jep për të dyshuar se ky koalicion është i pa qendryshëm është pa mundësia për t’i larguar nga sqena politike indivitët nga të dy partië, të cilët dyshohen për shumë të këqia në të kaluarën…
Ky fakt tregon se pa i luftuar të këqiat në radhet e tyre këto dy parti nuk mund t’i përmbushin premtimet se do të mund t’i shpartallojnë grupet e interesit të cilat Kosovës i kanë sjellë shumë të këqia nga të cilat do të lengojë gjatë…
Lutem të jem gabim ,e prognoza ime të jetë e pa vërtetë lidhur me koalicionin VV dhe LDK, dhe jetëgjatësin e tij në qeverisjen e vendit në ligjislaturën e ardhshme!
Por me gjithatë, rrethanat aktuale politike pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe dallimët  në mes këtyre dy partive  me vizione krejtësisht të ndryshme përkitazi me Qeverisjën e vendit në ligjislaturën e ardhshme katërvjeqarë, vetëmsa e arsyton opinionin tim , se këto dy parti janë shumë largë njëra tjetrës për të arritur një koalicion të qendryshëm për ta qeverisur vendin!