PËR POPULLIN ME RËNDËSI ËSHTË E ARDHJMA E VENDIT, E JO CILA PARTI SA MINISTRA MERR!

03.12.2019 17:25:39

Njohja e ligjeve te natyrës e të shoqerisë, është kushti i parë për t’u marr me politikë! Por, për t’qenë drejtues i suksesshëm kusht i domosdoshëm është përvoja!

Në teatrin politik të partive shqiptare në Kosovë, Shqiperi e Maqedoni janë tri skena! Skena e parë është ajo të cilën e sheh publiku ofline dhe online, e dyta është ajo të cilen e sheh ofline vetëm anëtarësia aktive e subjektit politik, dhe skena e tretë është ajo të cilën nuk e sheh as anëtarësia e as publiku! Kësaj skene të tretë, e cila për nga fuqia e vendosshmërisë është e para, nuk i dihet as vendi, as skenaristet, e as aktoret!

Pa hyrë në detaje skjaruese të prapaskenave të teatrit politik kosovar, them se për Qeverinë dhe Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, më të rëndësishëm janë Këshillëtarët që njohin prapaskenat politike se sa numri i Ministrave që merr njeri apo subjekti tjetër në koalicion! VV e LDK duhet të jetë të vetëdijshme për momentumin historik në të cilin ndodhen: POPULLIT nuk është kah i intereson se cila parti sa ministra do të merr, por është kah i inteteson e ARDHMJA e VENDIT!