Për ëngjëllin Deina Karanxha, piktoren që nuk u promovua askund dhe që fatkësisht humbi jetën në tërmetin e këtij nëntori fatkeq!

03.12.2019 17:25:15

Nga: Anila Kruti

Për ëngjëllin Deina Karanxha, piktoren që nuk u promovua askund dhe që fatkësisht humbi jetën në tërmetin e këtij nëntori fatkeq!

Pas vdekjes jemi të gjithë ‘të mëdhenj’!

Dhimbja është ende e madhe pas këtij post -Tërmeti në zemrat e të gjithë shqiptarëve.Histori të dhimbshme rrinë ende në kujtesën tonë.Lotët në cep të syrit.Por ajo histori që ka prekur çdo nënë,çdo artist çdo njeri që e dëgjon është destina e pafat e piktores nga Durrësi, Deina Karanxha.Edhe tragjedianët antikë do të qanin.Një histori familjeje me fund të shuar.
O Zot,çfarë bëre!

Duhej tërmeti të dëgjonim se Deina ishte një piktore e talentuar që premtonte në të ardhmen.Në fakt asnjë televizion,asnjë gazetë,asnjë emision nuk ka folur për talentin
e Deinës edhe pse ka hapur edhe një ekspozitë me pikturat e saj.
Deina ëngjëll më ndje!
Ndoshta ke ikur e dëshpëruar që nuk ke marrë vendin e merituar të një artisteje të talentuar.Që nuk i shite dot pikturat e tua!

Po këtu në Zulluland i bëhet reklamë lëngut me koncentrat,mishit të kalbur ,farave me një okë gluten dhe vaj palme. U bëhet reklamë të ‘mëdhenjve’ që i shohim çdo ditë në ekranet tona. Që s’kanë asgjë të madhe. U bëhet reklamë atyre që lëpihen më shumë. Silikonit,Fyleve injorantëve…Të mëdhenjtë e vërtetë janë të heshtur në madhështinë e tyre.
Asnjë i ri i talentuar në asnjë fushë nuk promovohet nga media ,apo emisionet televizive.Në asnjë…
Këtu në Zulluland me artin e fjalës merren zhgarravitësit e fjalës.Vipsat e Instagramit. Silikonet e klinikave të famshme. Këtu nuk ka nevojë për art dhe artist të rinj!Duhet të ikësh jashtë ,ose të vdesësh që të kujtohen që ishte artist i talentuar.
Denina më ndje!
Shpirti t’u bëftë dritë ëngjëll.

Tërmeti apokaliptik po shuhet , por tërmeti i njerëzve të ndershëm në këtë vend do vazhdojë gjatë.