Kryesia e LDK-së mban mbledhje

15.02.2021 15:20:44

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet sot të mbajë mbledhje pas rënies së partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marr 13.08 për qind të votave.

Pas shpalljes së rezultateve preliminare, mbrëmë ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK e pranon rezultatin aktual dhe se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.

Mustafa, sërish ka lavdëruar punën e Avdullah Hotit.

“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.  Çfarëdo të jetë, LDK e  respekton rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

Më tej theksoi se pas analizës do të bëhen ndryshime në LDK.

“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, tha Mustafa