Kryesia e Nëndegës së LDK së në Burgdorf mbajti mbledhjën e saj të radhës

29.10.2016 21:27:21

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Burgdorf ka mbajtur mbledhje dhe ka diskutuar për aktivitet e saj. Po ashtu, ka shprehur edhe gatishmërinë për të ndihmuar forcimin e degës së LDK-së në Zvicër. Ka shprehur edhe nevojën dhe detyrimin për të respektuar dhe zbatuar vendimet e partisë.

Ky është njoftimi i plotë i Komisionit për Informim:

“Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri  Refki Kryeziu i cili pasi e propozoi rendin e ditës, tregoi për aktivitetin që është bërë në dy javet e fundit. Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf.

Njëherit Kryesia e kësaj Nëndege i përkrah vendimet e kryesisë së LDK-së për mbajtjen e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër si dhe kërkon respektimin e plotë të këtyre vendimeve nga të gjitha nëndegët. Vetëm kështu do të kemi zgjedhje cilësore dhe do të dalim unik në mbështetjen e politikave dhe proqeseve brenda LDK- së në Kosovë, të kryesisë së saj dhe të kryetarit z. Isa Mustafa.

Në vazhdim Kryesia e nëndegës debatoi edhe për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmën.

Tradita vazhdon!

 

Burgdorf, 29 tetor 2016

Komisioni për informim”