Përplasen pëballë dy makina, në gjendje të rëndë shqiptari

29.10.2016 21:30:47

Një 20 – vjeçar shqiptar, rezident në Massa Lombarda dhe një hungareze 42 – vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, pas përplasjes “kokë më kokë” me makinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites, në rrugën që lidh Galletoo me Damano, në Massa Lombarda të Ravenna’s.

Sipas mediave fqinje, dy të lënduarit u dërguan me urgjencë në qendrën e traumës në spitalin e Cesena, me dëmtime të rënda në trup.

Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur ndërsa fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se përplasja ka qenë tepër e fortë, aq sa të dyja automjetet kanë përfunduar në kanal.