Djaloshit të vogël i nxorën 14 krimba të gjallë nga veshi (Video,+16)

29.10.2016 21:33:35

Mehmet Elmaz nga Adana e Turqisë, është dërguar në spital me dhimbje të mëdha në vesh.

Kur specialisti Dr Cagri Derici, e ka kontrolluar shtatëvjeçarin, është tmerruar me atë që e shkaktonte dhimbjen.

Në zgavrën e veshit të pacientit, janë gjetur 14 krimba pa këmbë që ishin aty për një kohë.

Në videon e postuar më poshtë, që nuk u rekomandohet personave të ndjeshëm, shihet kur mjeku nxjerrë vetëm njërën nga krijesat.

Mësohet se atij i janë hequr 13 krimba të vegjël, ndërsa i fundit që i ka mbetur brenda, është dashur të largohet përmes intervenimit kirurgjik. /Telegrafi/