Kryesia e nëndegës së LDK-së në Cyrih diskutoi për situatën në Kosovë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve në degën e LDK-së në Zvicër

28.08.2016 13:35:04

Mbrëmë më 27.08. 2016, kryesia e Nëndegës së LDK – së, e Kantonit të Zürichut mbajti mbledhjen e radhës sipas planit të punës. Nën kryesimin e kryetarit Lulzim Maliqi, kryesia e Nëndegës analizoi situatën e tërësishme në Kosovë dhe konstatoi se që nga ardhja në pushtet e LDK – së nuk ka afera korruptive dhe se dita më ditë po krijohen kushtet që organet e drejtësisë në mënyrë të pavarur të fillojnë të luftojnë korrupcionin e stivuar me vite. Poashtu kishte shqetësime sa i përket demarkacionit ku opozita manipulon me sajesa të ndryshme, me qëllim të vetëm të trazoi Kosovën dhe të vie në pushtet me metoda të dhunshme. Është për të u habitur se si nuk u gjetë vetëm një protestues të dalë me dokumente apo tapi dhe të dëshmoi se: Ja, unë humba pronën time. Prandaj kryesia e Nëndegës është në përkrahje të plotë të qeverisë dhe kryeministrit Mustafa. Gjërë në pafundësi i është mirënjohëse ndihmës dhe përkrahjes së SHBA -ve dhe BE- së në bërjen e Kosovës shtet. Temë tjetër ishte shqyrtimi i vendimit të kryesisë qendrore të LDK – së që në Degën e Zvicrës të mbahet kuvendi i ri zgjedhor. Nëndega jonë edhepse kishte mbajtë kuvend të rregulltë, me një anëtarësi të paguar dhe dëshmuar me fletëpagesa bankare, gjithësej 65 anëtarë, kuvend që nuk u kontestuar kurrë nga asnjë instancë, vendosi që konformë vendimit të kryesisë qendrore, të mbajë kuvendin zgjedhor me 17. 09. 2016 duke filluar nga ora 20.00 Të gjitha nëndegëve u urojmë punë të mbarë në kuvendet zgjedhore dhe shpresojmë që kuadrot e zgjedhura do të jenë të afta të përkrahin vendimet dhe politikat e mbrendëshme të LDK- së, dhe të dëshmojmë se LDK ë në Zvicër është shtëpi e dytë e Dr. Ibrahim Rugovës, ashtu siq thoshte vetë Presidenti historik i Kosovës Hasan Spahiu, sekretar i nëndegës dhe anëtar i kryesisë së degës