Kryesia e PDK-së mbledhje për emrat e ministrave

08.09.2017 20:11:08

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës mblidhet nga ora 20:00.

Në këtë mbledhje do të diskutohen emrat për ministra që kjo parti do t’i ketë në qeverinë Haradinaj.

Deri më tani nëpër media kanë qarkulluar disa emra të mundshëm që PDK do t’i caktojë nëpër ministri, por që asgjë nuk ka pasur zyrtare.

Seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë mbahet nesër nga ora 16:00.