Kryetarët e degëve të LDK-së në Suedi, Norvegji e vendet e Beneluksit homazhe te varri i presidentit Rugova dhe te varri i Adem Jasharit

24.08.2016 10:24:20

Degët e LDK-së në Suedi, Norvegji dhe për vendet e Beneluksit, përkatësisht kryetarët e tyre, Qibrie Hoxha, Daut Haxhaj dhe Bahtir Kastrati kanë realizuar aktivitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve. Këtë e kanë bërë të njohur nëpërmjet një njoftimi, nëpërmjet të të cilit kanë njofutar për homazhet e bëra te varri i presidentit Rugovadhe te varri i Adem Jasharit. Po ashtu, kanë zhvilluar një takim edhe në degën e LDK-së në Klinë, më 21 gusht, ku janë takuar me kryetarin e kësaj dege dhe me disa anëtarë të Kryesisë së saj. Në këtë takim,sipas njoftimit, znj. Hoxha, z. Haxhajdhe z. Kastrati kanë shprehur vendosmërinë e degëve që drejtojnë për të qëndruar në vijën institucionale, si dhe për “nevojën për demokratizimin e mëtutjeshëm të LDK-së në pajtim me Programin e partive Popullore Evropiane”.

Aktivitetin e tyre, kryetarët e degëve të LDK-së në Suedi, Norvegji e vendet e Beneluksit, do ta vazhdojnë me takime të tjera, edhe në me Kryesinë qendrore të LDK-së, të cilës do t’ia përcjellin propozimet dhe vërejtjet e marra nga anëtarësia e atyre degëve.

Ky është Njoftimi i plotë i degëve të LDK-së në Suedi, Norvegji dhe vendet e Beneluksit, i nënshkruar nga zn. Qibrie Hoxha, z. daut Haxhaj dhe z. Bahtir Kastrati:

Degët e LDK në Suedi, Norvegji dhe për shtetet e Beneluksit
Prishtinë, 23.08.2016

NJOFTIM

Me datë 21 gusht 2016, ne kryetarët e Degëve të LDK në Suedi, Norvegji dhe Beneluks bëmë homazhe tek varri i Presidentit Historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova si dhe bëmë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz.
Në të dyja këto memoriale të rëndësishme, simbole të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, u përkulëm me nderim dhe emocione duke marrë me vehte obligim për të vazhduar veprimtarinë e drejtë për zhvillimin e Kosovës.

Ne kryetarët e Degëve: për Suedi Qibrije Hoxha, ai i Norvegjisë Daut Haxhaj si dhe kryetari për Beneluks Bahtir Kastrati, realizuam një takim me kryetarin e Degës së LDK në Klinë z.Fadil Gashi dhe disa anëtarë të kryesisë, në mesin e të cilëve është edhe deputetja Mirjeta Kalludra.
Në këtë takim kolegial dhe miqësor shkëmbyem mendime për çështjet aktuale në Kosovë si dhe për punën dhe veprimtarinë e LDK-së në përgjithësi.
Ne kryetarët e Degëve të Norvegjisë, Suedisë dhe ai për Beneluks shprehëm mendimet se ne i qëndrojmë vijës institucionale ashtu siq kemi bërë që nga themelimi i LDK-së. Por njëkohësisht shprehëm edhe për nevojën për demokratizimin e mëtutjeshëm të LDK në pajtim me programin e Partive Popullore Europjane. Ndërsa propozimet po edhe vërejtjet e marra nga antarësia në shtetet ku ne veprojmë do i deponojmë në takimet të cilat presim ti realizojmë në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, mënyrë kjo e veprimit statutar dhe i drejtë për partitë demokratike.

Qibrije Hoxha, kryetare e Degës së LDK në Suedi
Daut Haxhaj, kryetar i Degës së LDK në Norvegji
Bahtir Kastrati, kryetar i Degës së LDK për Beneluks”

deget2 deget3 klina 1 klina 2 hoxhakalludra