Tërmete në Itali, të paktën 21 të vdekur

24.08.2016 09:55:04

Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë. E para me magnitudë 6 ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani janë 21 viktima dhe dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

Raportohet për 2 të vdekur në nell’Ascolano, 5 në Amatrice, 6 në Accumoli dhe 3 në Arquata del Tronto.

Qytetet më të prekura nga tërmeti janë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto. Ndërsa mbi 100 persona raportohen të zhdukur.

Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.

Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.

_90895191_mediaitem90895190_90894983_mediaitem90894982_90894909_mediaitem90894908C_2_articolo_3027289_upiImagepp