Kryetari Haki Rugova priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu

11.05.2017 15:50:17

Kryetari Haki Rugova priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, ku temë e takimit ishte njohja nga afër e ambasadorit me komunën e Istogut si dhe rrjedhën e punëve që janë duke u bërë në këtë komunë.
Kryetari Haki Rugova tha se, pati kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istout dhe ambasadori shprehi gatishmërinë e tij që të përkrah komunën e Istogut dhe qytetarët e saj. Ky bashkëpunim me OSBE-në ka qenë i kamotshëm por po e shoh edhe më tutje angazhimin dhe disponimin e ambasadorit që të jetë përkrahës i komunës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset, sepse është një komunë që ka një komunitet të përzier dhe ka një proces të mirë të kthimit tha ndër të tjera kryetari Rugova.
Ambasadori i OSBE-së Jan Breaathu, u shpreh se komuna e Istogut është një ndër komunat që prin me qeverisje të mirë në Kosovë. Ambasadori lavdëroj kryetarin Rugova dhe komunën e Istogut për punën e bërë rreth të kthyerve dhe tha se ka ardhur që të shoh se çfarë mund të bëje OSBE, për ti ofruar ndihmë komunës sepse OSBE-ja është këtu për ju dhe qytetarët e Kosovës. Sipas ambasadorit ai duhet të dëgjoj çka ka nevojë komuna, qytetarët dhe kryetari, andaj ishte një bisedë shumë e hapur dhe konstruktive me kryetarin, ku do të vazhdojmë ta mbajmë këtë bashkëpunim ndërmjet nesh edhe në të ardhmen, u shpreh ambasadori Breaathu.

Fotografia e Haki Rugova
Fotografia e Haki Rugova