Kryetari i Berlinit: Partia kundër refugjatëve mund të krijoj rilindjen e nazistëve

16.09.2016 20:09:25

Suksesi i Alternativës kundër refugjatëve për Gjermaninë (AfD) në Berlin të dielën, do të shihen nëpër botë si rilindja e nazistëve, ka paralajmëruar kryetari i kryeqytetit gjerman , shkruan Daily Mail.

Krahut i djathtë AFD ka fituar mbështetjen pasi votuesit po bëhen gjithnjë e më të shqetësuar me politikën e dyerve të hapura ndaj refugjatëve nga kancelaria Angela Merkel, e cila pa rreth një milion emigrantë të mbërrijnë në Gjermani vitin e kaluar.

Sondazhet e fundit tregojnë se AFD do të marrë 14 për qind në zgjedhjet e fundjavës në Berlin, e cila është historikisht një bastion i krahut të majtë.