Kryetari i Istogut Haki Rugova: Ta dëshmojmë edhe njëherë se qytetarët e mi nuk mund t’i blejë askush

23.10.2017 20:09:10

Z. Haki Rugova sot permes facebookut falenderoj Istogasit për besimin e dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës, u jam shumë mirënjohës për voten e dhënë me 22 tetor.

Tani na pret një përballje tjetër me 19 nëntor në të cilën me ndihmën tuaj,  nuk dyshoj aspak se do dalim fitimtarë dhe çdo herë faqebardhë. Rugova theksoi se qytetari i Istogut është i shenjtë për mua dhe çdoherë do ta konsideroj të tillë. Ta dëshmojmë edhe njëherë se qytetarët e mi nuk mund t’i blejë askush.

Ky është postimi i plotë i  z. Haki Rugova në facebook:

Qytetarët e mi të dashur!

U jam jashtëzakonisht mirënjohës për besimin dhe votën tuaj që ma dhatë më 22 tetor!
Me votë ju më nderuat mua dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe treguat edhe njëherë se Istogu është pro demokracisë dhe pro progresit. Tani na pret edhe një përballje tjetër, n të cilën me ndihmëën tuaj nuk dyshoj aspak se do dalim fitimtarë dhe çdo herë faqebardhë.

Nuk do dorëzohemi asnjëherë kundrejt manipuluesve, shantazhuesve, vrasësve të demokracisë dhe blerësve të votave. Qytetari i Istogut është i shenjtë për mua dhe çdoherë do ta konsideroj të tillë. Ta dëshmojmë edhe njëherë se qytetarët e mi nuk mund t’i blejë askush, ta dëshmojmë se qytetarët e mi e duan Istogun dhe ta dëshmojmë se kur jemi të bashkuar nuk del asgjë që na mposhtë!Me plot përgjegjësi e kërkoj votën tuaj edhe në raundin e dytë të votimeve, sepse nuk mund ta lë Istogun në duart e atyre që do ia ndalin zhvillimin në gjysmë!

Faleminderit