Lulzim Basha: Vendi është në krizë, Vettingu ka marrë fund

23.10.2017 20:23:30
Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar sërish qëndrimin e kryeministrit Rama pas mbrojtjes publike që i bëri ish-ministrit Tahiri në lidhje me akuzat e prokurorisë si i përfshirë në trafik droge.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Basha theksoi se shteti ka rënë dhe se Vettingu ka marrë fund, duke akuzuar direkt kryeministrin Rama.

“Rama e mbron Tahirin se është peng i lidhjeve kriminale të tij dhe trafiqeve të drogës dhe se ka frikë nga hetimet e prokurorisë që të zbardhet gjithçka.

Drejtësia është e kërcënuar, Vettingu ka marrë fund, vendi është në një krizë totale, kushtetuese, morale e politike. Rama ka marrë fund si kryeministër. Ne do konsultohemi me të partnerët ndërkombëtarë dhe me qytetarët për t’iu përgjigjur kësaj krize të thellë”, – u shpreh Basha për mediat.