Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa: Qytetarët e Kosovës, sot...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa: Qytetarët e Kosovës, sot me votën e tyre përcaktojnë fatin e vendit

11.06.2017 12:46:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka votuar nënë Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mustafa duke ftuar që të ketë zgjedhje të rregullta dhe fer tha se kjo ditë është shumë e rëndësishme sepse qytetari vendos fatin e gjithë vendit.

“Unë e kreva një obligim qytetar sot të cilin shpresoj që do ta kryejnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është një ditë shumë e rëndësishme për ne sepse qytetarët vendosin për të ardhmen e vendit, vendosin se kush do ta qeverisë vendin në periudhën e ardhshme, përcakton edhe fatin e gjithë vendit tonë, unë ftojë që zgjedhjet të ketë të rregullta të jenë fer të jenë transaparente dhe të fitojmë gjithë se bashku sepse nga zgjedhjet e rregullta fitojnë gjithë qytetarët e Republikës së  Kosovës”, tha ai.