Kryetari i listës serbe pret ndihmën e Vuçiq pëe Asociacionin

31.05.2017 17:59:21

Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq serb uroi sot Aleksandar Vuçiq, me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Serbisë, duke shtuar se ai është i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në nivel të lartë.

Në një deklaratë të Listës Serbe thuhet se  Vuçiq “garanton  mbijetesën e përpjekjeve të tyre dhe pozitën e mirë të serbëve në Kosovë si dhe adresimin e çështjeve që janë ende të pazgjidhura”, transmeton Klan Kosova

“Jam i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të  vazhdojë në nivel më të  lartë me zgjedhjen e Vuçiqit , President të Republikës së Serbisë. Unë shpresoj se ne së shpejti do të jemi së bashku për të luftuar për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, thuhet mes tjerash në deklaratë.;