Mustafa: LDK-ja dhe partnerët e saj ofrojnë qeverisje të drejtë, të ndershme, me dije, me projekte konkrete, me vizion e pastërti

31.05.2017 17:56:21

Kryetari i LDK-së dhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa është shprehur se Podujeva është dëshmitare e qeverisjes së mirë të LDK-së në të dy nivelet.

Këto komente, Isa Mustafa i ka bërë në një postim në facebook, në kontekst të hapjes së fushatës në këtë komunë.

“Podujeva është dëshimtare e qeverisjes së mirë të LDK-së në dy nivelet dhe diskriminimit që i është bërë nga dy qeveritë paraprake të kryesuara nga PDK-ja.

LDK-ja dhe partnerët e saj ofrojnë qeverisje të drejtë, të ndershme, me dije, me projekte konkrete, me vizion e pastërti, për të gjithë qytetarët dhe komunat e Kosovës.

Fitorja filloi në tubimin e Podujevës që është kampione dhe simbol i fitoreve.

#BashkëTëVendosur!” – thuhet në postimin e kryetarit të LDK-së dhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa.