Qindra qytetarë vërshojnë sheshit për të festuar 10 vjetorin

17.02.2018 14:40:54

Qindra qytetarë, janë mbledhur sot, për të festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së vendit.

Nën rrezet e diellit, familjarët e shumtë lëvizin parreshtur, në sheshin e kryeqytetit.

Ndërsa, shihen flamuj, të Kosovës dhe Shqipërisë, teksa valviten në duart e tyre.

Ndërkaq, duhet përmendur, se për këtë vit jubilar, për qytetarët e vendit, ka ardhur këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Gjithashtu, për këtë 10 vjetor, shumë personalitete të njohura, të politikës vendore dhe ndërkombëtare, kanë uruar Pavarësinë. /Telegrafi/