Wes Clark, ish komandanti i NATO-s uron Kosovën

17.02.2018 14:31:38

Ish komandanti i forcave të NATO-s, Wes Clark ka uruar popullin e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë.

Clark ka shpërndarë një fotografi në kohën kur u çlirua Kosova dhe ka uruar qytetarët.

“Urime për popullin e Kosovës, festojnë dhjetë vjet pavarësi”, ka shkruar Clark.

Kosova sot po shënon dekadën e parë të pavarësisë.