THAÇI: KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË MODEL TË INFRASTRUKTURËS RRUGORE

THAÇI: KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË MODEL TË INFRASTRUKTURËS RRUGORE

31.12.2016 11:50:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në përurimin e një pjese të autostradës , ka thënë se kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjnë institucionet e Kosovës për shtetin dhe gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.

“Kjo është Kosova e re që po ndërtojmë, është projekti i Kosovës evropiane, Kosovës moderne, ky është projekti që tregon se ne ëndrrat po i bëjmë realitet, idetë dhe projektet po i realizojmë. Sot Kosova është shndërruar në një model të infrastrukturës rrugore moderne në rajon”, tha ai.