Kryetari i Nëndegës së LDK-së Zürich, Lulzim Maliqi u takua me Anton Qunin

05.11.2016 00:49:10

Në këtë takim, me z. Qunin është biseduar për procesin zgjedhor në degën e LDK-së në Zvicër, sipas kritereve dhe vendimeve të përcaktuara nga Kryesia e LDK-së. Në takim u shpreh bindja se vetëm respektimi dhe zbatimi i kritereve dhe vendimeve të Kryesisë së LDK-së mund të garantohet një proces zgjedhor të rregullt dhe që do të forconte unitetin politik të degës dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Mustafa. Në njoftimin e tij, z. Maliqi, ka informuar se në këtë takim është biseduar edhe për rrjedhën e procesit zgjedhor në FG të LDK-së, dhe në FR të LDK-së në Kosovë.

Ky është postimi i z. Lulzim Maliqi:

“Sot pata nderin që ta takoj anëtarin e kryesisë së LDK-së dhe anëtarin e Grupit mbikqyrës të procesit zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër z. Anton Qunin. Gjatë takimit u informova për aktivitetet të cilat po zhvillohen në kuadër të procesit zgjedhor të Forumit të Gruas si dhe të Forumit Rinor në kuadër të LDK-së. Njëherit biseduam edhe për procesin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër. Z. Anton Quni edhe njëherë e konfirmoj përkrahjen e tij , të kryesisë së LDK-së dhe të kryetarit z. Isa Mustafa për Degën e LDK-së në Zvicër duke i përkrahur vendimet e kryesisë së LDK-së për të vazhduar me e procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër si dhe respektimin e plotë të statutit të LDK-së, kritereve dhe vendimeve të Kuvendit të LDK-së dt.26 maj 2016, vendimeve të kryesisë së LDK-së të dt. 28 qeshor 2016 nga të gjitha nëndegët në Degën e LDK-së në Zvicër. Vetëm kështu do të kemi zgjedhje cilësore duke ruajtur unitetin e kësaj Dege si dhe në mbështetjen e politikave dhe proqeseve brenda LDK- së në Kosovë, të kryesisë së saj dhe të kryetarit z. Isa Mustafa.”