Kryetari i Rahovecit: Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë

13.04.2020 12:51:28

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se ka pranuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e ndalimit të qarkullimit.

Ai ka thënë se orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,

Sapo kemi pranuar vendimin nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Gjatë periudhës së ndalimit të qarkullimit, mundësohet qarkullimi i operatorëve ekonomik të klasifikuar sipas kodeve NACE.

Ju lutem qëndroni në shtëpi, vetëm kështu mund të ruajmë shëndetin tonë, të familjarëve dhe miqve që na rrethojnë.

Do të jemi bashkë në fitimin e kësaj beteje, durim dhe vetëm durim!