Kryetari Mustafa: LDK anulon tubimin zgjedhor në Drenas!

27.09.2017 11:18:50

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi në facebook se LDK ka analuruar tubimin zgjedhor në Drenas për shkak të fatkeqësisë në komunikacion:

“Të nderuar veprimtarë të LDK-së dhe qytetarë të Drenasit
Sot LDK nuk e mban tubimin e fushates zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit dhe dhëmbjes për të rinjtë që tragjikisht humbën jetën mbrëmë në fatëkeqësinë e komunikacionit në Komaran. Familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit ju shprehim ngushllimet më të thella! IM” – thuhet në njoftimin e z. Mustafa.

Me këtë rast, në Komoran kanë humbur jetën tre persona.