Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja, duke treguar se në Komoran kanë ndodhur dy aksidente afër njëra tjetrës.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, aksidenti i parë në Komoran ishte vet-aksident, ku siç tha ai, dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.
Ndërsa, sipas tij aksidenti i dytë ka ndodhur mes një kamioni dhe një ambulance, ku edhe në këtë dyshohet se një person ka ndërruar jetë.
“Pas pranimit te informacionit rreth ores 20:00, per nje aksident trafiku ne rr. Peje-Prishtine ne afërsi të Komoranit, njësitet policore kanë reaguar në atë lokacion.
Sipas informacioneve të para nga zyrtaret policor dyshohet se në rastin e parë një drejtues automjeti ka humbur kontrollin duke u vetaksidentuar, ndërsa po në afërsi të njëjtin vend pak minuta me vone një aksident tjeter është shkaktuar ndërmjet: një kamioni dhe një autoambulance.
Në vetaksidentin e raportuar dyshohet për dy persona të vdekur, ndërsa raportohet se edhe ne automjetin e ambulances një person ka humbur jetën.
Njësitet policore dhe te emergjences po ndërmarrin veprimet e nevojshme ne vend te ngjarjes për të identifikuar rrethanat se si kanë ndodhur te dy rastet, është njoftuar prokurori dhe hetimet për të dy këto raste të rënda janë në proces”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit, Hoxha.






































