Kryetari Mustafa: Vizioni i Ibrahim Rugovës për pavarësinë e Kosovës si zgjidhje kompromisi bindi botën se është zgjidhje që garanton paqe dhe stabilitet

23.12.2016 22:10:57

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, akademik Isa Mustafa ka shprehur urimet e tij me rastin e 27 vjetorit të themelimit të LDK-së. Në urimin e tij, kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i vendit, akademik isa Mustafa ka kujtuar kohën kur 27 vjet më parë u bashkuan gratë dhe burrat për t’i dhënë fund errësirës, dhe kur Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës, siç thotë ai u bë fanar ndirçues.

Më tej akademik Isa Mustafa ka kujtuar vizionin e Ibrahim Rugovës për Kosovën si shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik, si dhe si zgjidhje kompromisi, si garancë për paqe e stabilitet në këtë pjesë të Evropës dhe Botës. Akademik Isa Mustafa, me këtë rast ka kujtuar edhe oirentimin e Kosovës kah rrënjët epopullit të Kosovës, kah Dradania Antike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Ky është i plotë urimi i kryetarit të LDK-së, njëherësh edhe kryeministër i vendit, akademik Isa Mustafa:

“27 vjet më parë, gratë dhe burrat më të mirë të Kosovës, u bashkuan për t’i dhënë fund errësirës. Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës u bë fanari ndriçues i Kosovës dhe krejt shqiptarëve.

Vizioni i Ibrahim Rugovës për Kosovën shtet të lirë, të pavarur dhe demokratik, jo vetëm është shndërruar në përcaktim të popullit të Kosovës, por ka bindur botën se, si kompromis i shqiptarëve, është zgjidhja më e mirë që garanton paqe e stabilitet në këtë pjesë të Evropës e të Botës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka orientuar Kosovën andej kah janë rrënjët e popullit të Kosovës, siç e quante Presidenti Rugova-Dardanisë Antike.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndërtuar miqësi të vendit tonë me botën demokratike, miqësi permanente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, familjen Evropiane, pjesë e të cilës edhe jemi.

Urime 27 vjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Zoti e Bekoftë Lidhjen tonë,

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të mrekullueshëm.”