Letra e Agim Bahtirit, përplas Vetëvendosjen dhe PDK-në

23.12.2016 22:10:25

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha në foltoren e Kuvendit se nuk do ta lexojë fjalimin e saj të përgatitur më herët, por do ta lexojë një letër që ia ka dërguar Agim Bahtiri.

Edhe pse shumica e deputetëve fajësuan Bahtirin se që nga 2013 nuk ka bërë asgjë për qytetarët e veriut dhe kthimin e shqiptarëve atje, deputetja Haxhiu duke lexuar letrën e Bahtirit tha se ai është përpjekur të bëjë ndihma për rindërtimin e shtëpive atje.

Këto reagime të deputetes Albulena Haxhiu erdhën pasi deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu deklaroi se kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri nuk ka bërë asgjë për qytetarët e veriut të Kosovës.

Ndërkaq pas përfundimit të leximit të letrës së Agim Bahtirit, kryeparlamentari i është drejtuar Haxhiut se luajti rolin e zëdhënëses së Bahtirit

“Ajo e lexoj letrën por nuk lexoj asgjë, ajo vetëm zëdhënësja e Agimit ishte”, tha Veseli.

Ndërkaq Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk po përpiqet të luaj rolin e zëdhënësit të Agim Bahtirit