Profesorë e historianë japin dëshmi të krimeve serbe në Kosovë

23.01.2017 16:41:59

Në kuadër të përkrahjes së ish kryeministrit, tash liderit të AAK-së Ramush Haradinajt dhe lirimit të tij sa më të shpejtë, u mbajt një tryezë shkencore ku morën pjesë profesorë e historianë.

Ata cilët folën për periudha të ndryshme kohore se si Serbia ka kryer krime në popullatën civile në Kosovë.

Historiani Hakif Bajrami, tha se çdo serb që ka arritur të dënojë një shqiptar është trajtuar si luftëtar në Serbinë e Vjetër.

Fitnete Ramosaj, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës tha se UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe se është ushtria më e pastër dhe e drejtë.

Kurse Jusuf Osmani ish drejtor i arkivave, foli për krimet që i ka kryer Serbia në fëmijë dhe foshnjë.