Kryetari Rugova: Gratë e kanë të qartë vizionin për komunën!

09.10.2017 22:10:40

Kryetari Rugova vazhdon të marrë mbështetje në tërë komunën dhe nga të gjitha kategoritë dhe shtresat shoqërore.

Këtë e konfirmoi edhe takimi që pat me gratë e kësaj komune, të cilat i dhanë mbështetje të plotë kryetarit Rugova edhe në sfidën e radhës.

Sipas z. Dreshaj, i cili ka njoftuar për takimet e kryetarit Rugova, me fitoren e LDK-së do të vazhdojë e mirë dhe zhvillim ekonomik.

Ky është postimi i plotë i z. Dreshaj:

Gratë e kanë të qartë vizionin për qeverisje dhe zhvillim të komunes.

Përkrahje masive e Grave  për LDK-në, për kryetarin Haki Rugova  dhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal. Fitorja e padiskutueshme në Istog  do të mundësojë që përmes programit të shkëlqyeshëm të LDK-së, #Rugova të vazhdojë më qeverisjen e mirë, zhvillimi ekonomik dhe perspektiva në qytet dhe në çdo fshat të saj.

#LidhjapërIstogun

#LDK47HakiRUGOVA