Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në Kuvend të Kosovës

10.05.2017 10:23:08

Jo vetëm deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat e Qeverisë janë parë sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend ka qëndruar sot edhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka. Nuk dihen arsyet pse Daka ka shkuar sot në ndërtesën e Kuvendit, por ajo është parë duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit pasi ka filluar seanca.