Kryetarja e parlamentit të Italisë nesër vizitë zyrtare në Tiranë

12.10.2016 22:13:33

Kryetarja e Parlamentit të Italisë, Laura Boldrini vjen të enjten për një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

“Më datën 13 tetor 2016, ora 09:30 të dy homologët do të zhvillojnë një takim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit (kati i tretë) dhe më pas do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp”, sqaron zyra e shtypit të Kuvendit.

Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Boldrini rreth orës 13.00 do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare.  Gjatë kësaj vizite, Boldrini do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar.