Në Lloqan të Deçanit vetura bie në lumë

19.08.2017 01:22:14

Një aksident komunikacioni ka ndodhur të premten në fshatin Lloqan të Deçanit, kur një veturë ka rënë në lumë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, për shkaqe ende të panjohura vetura ka dalë nga rruga dhe  ka përfunduar në shtratin e lumit në fshatin Lloqan.

Behët e ditur se në këtë aksident, ku shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha, nuk ka pasur viktima, kurse lëndime të lehta ka marrë një person.