Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku tha se frika ndaj migrantëve është e kuptueshme, por është mëkat nëse ajo nxit rebelim dhe armiqësi ndaj tyre.
Papa ftoi emigrantët, refugjatët, azilkërkuesit, emigrantët e sapoardhur dhe emigrantët e brezit të dytë në një meshë të veçantë të mbajtur në bazilikën e Shën Pjetrit.
Ai foli për frikën e disa komuniteteve të cilët pretendojnë se me ardhjen e emigrantëve mund të prishet rendi i vendosur.
Papa tha se kjo është e kuptueshme nga popullata, por kjo kalon në mëkat nëse “kompromenton respektin, bujarinë dhe nxit armiqësinë dhe refuzimin e të ndryshmes”