KSHZ: Zgjedhjet kaluan mirë

11.12.2016 21:32:30

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka dalë me vlerësimin e parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot.

Sipas Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së, dita ka qenë e suksesshme, zgjedhjet kanë kaluar mirë në aspekt teknik-organizativ.

KSHZ-ja është duke i mbledhur rezulatet nga Komisionet Zgjedhore Komunale, ndërkaq informatat do të jepen në faqen e internetit të saj.