Kthehen në Tokë pas 172 ditësh

07.09.2016 08:33:35

Një astronaut amerikan dhe dy kozmonautë rusë të anijes Soyuz, kanë përfunduar misionin 172 ditorë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe kanë zbritur me sukses në Kazakistan.

expedition-47-48-crew-members-from-left-nasa-astronaut-jeff-williams-and-roscosmos-cosmonauts-alexey-ovchinin-and-oleg-skripochka

Komandanti i stacionit, Jeff Williams nga SHBA dhe inxhinierët e fluturimit Alexey Ovachinin dhe Oleg Skripocheka, ishin nisur nga kapsula Soyuz orë më parë, përpara se të mbërrinin në Zhezkazgan të Kazakistanit, në orën 7 sipas kohës lokale.

“Sigurisht se do të më mungoj kjo pamje”, ka shkruar në Twitter William, në mbishkrimin e fotografisë së postuar ku shfaqet lindja e diellit jashtë planetit.

Willaim, 58 vjeçar, që u kthye në Tokë, gjatë gjithë karrierës së tij ka qëndruar në hapësirë 534 ditë. Kjo është periudha më e gjatë e kaluar në hapësirë nga ndonjë astronaut amerikan, pasi shumë kozmonautë rusë kanë qëndruar në hapësirë për një kohë edhe më të gjatë, transmeton Rel.

pamjejeff4

pamjjeff3

pamjejeff2

pamjejeff