Kumanovarët e diasporës kanë dëshirë të bëjnë investime në vendlindje

07.09.2018 16:47:10
Nga  Ahmet Asani

Nuk njoh Kumanovarë ne diaspore i cili nuk ka deshire te beje nje investim ne vendlindje! Ne pamundesi qe te bejne investime ne vendlindje, shume Kumanovare kane bere investime ne perendim, ne Kosove, Shqiperi e gjetiu!

Ne pamundesi te investimeve ne prodhim, diaspora e Kumanoves dhe e fshaterave, ka investuar ne shtepi private, ne ndertimtari, ne biznese te vogla si tregeti, bujqesi, blegtrori, e zejtari familjare! Jane keto investime te vogla, por qe ne Kumanove e fshatra kane sjellur hyrje! Çeshtja e investimeve nuk eshte vetem ceshtje ekonomike, por parasegjithash eshte çeshtje politike!

Une nuk njoh shqiptar nga Kumanova qe ka miliona e miliarda, por njoh shumë qe kane deshire te investojne dhe jane te gatshem t’i bashkojne mjetet per te investuar ne vendlindje, por problemi qendron ne ate se ne Kumanove jo vetem qe nuk afrohet ndihmë, por haset pengesa te pa imagjinueshme per shekullin e internetit e demokracise! Si mund te angazhohet ne drejtim te investimeve diaspora Kumanovare, kur Kumanova bash atyre qe angazhohen ua mohon te drejten e shtetësise?!

Diaspora Kumanovare nuk eshte ndalur duke dhene kontribut për Kumanovë, Preshevë, Kosovë e Shqipëri! Eshte poshtruese qe dikush në Kumanove sulmon pjestarë të dispores Kumanovare vetem pse e duan më shumë gjuhen shqipe se sa gjuhen maqedone, turke ose arabe!